Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

EMRAT/ Kontrabandonin njerëz drejt Britanisë, arrestohen 2 shqiptarë

16:45 / September 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Antikrimit në Londër ka thelluar hetimet për kontrabandimin e disa personave në Britaninë e Madhe, kryesisht të shqiptarëve. Kontrabandimi i tyre bëhej me anë të kamionëve.

Hetimi, i udhëhequr nga Policia Federale Belge, ka çuar në arrestimin më herët të 12 personave në Belgjikë dhe në Gjermani, gjatë datave 23, 24 dhe 25 shtator 2019. Arrestimet u nxitën nga arrestimi i drejtuesit të dyshuar të bandës në Ghent më 23 shtator, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Oficerët e policisë në Angli kanë arrestuar shqiptarët Admir Canaj 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi 37 vjeç. Ata u dërguan në burg, në pritje të ekstradimit drejt Belgjikës. Dy të arrestuarit akuzohen se kanë kontrabanduar shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, duke i dërguar atje me kamionë.

Mërgimtarët, kryesisht shqiptarë paguanin deri 15 mijë euro (13 200 paund) për t’u nisur në rrugë drejt Britanisë. Si pjesë e operacionit, 37 shtetas shqiptarë u gjetën në një hotel në Gent. Hetuesit dyshojnë se ata ishin në pritje të transportit për në Mbretërinë e Bashkuar.  “Të arrestuarit në Mbretërinë e Bashkuar tani përballen me ekstradim në Belgjikë, dhe ne do të vazhdojmë të ndihmojmë kolegët tanë belgë në hetime”, deklaroi Steve Reynolds, kreu i operacioneve të organizuara të krimit të imigracionit.

“Kontrabandistët e njerëzve i trajtojnë njerëzit si një mall për t’u shfrytëzuar dhe përfituar, dhe ne jemi të vendosur të trajtojmë ato rrjete që synojnë Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ku funksionojnë. Ky është një shembull i goditjes së kësaj veprimtarie kriminale”, tha oficeri. Operacioni u ndërmor nga policia belge dhe ajo angleze.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.