Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Do më jepte 200 mijë…”, zbulohet dëshmia e oficerit të sigurisë që nxori çantat me kokainë

19:55 / September 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Porti Durres kontenieret sot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kokaina u zbulua nga autoritetet greke në Portin e Piresë dhe atje u vendos të zëvendësohej me oriz dhe të bëhej dorëzim i kontrolluar, me qëllim identifikimin e pritësve të ngarkesës. Ardian Bega rrëfen për hetuesit se me pronarin e anijes Anyway, Gentian Malindi njihet prej një viti e gjysmë dhe në port ai kishte marrë përsipër të shmangte rojen e në hyrje të Terminalit.

“Gentiani më tha se do të më jepte 20.000 lekë të reja dhe më tha se s’kishte asnjë problem”, tha ai. Ai shpjegon se 15 minuta më vonë, është ngjitur më makinën që drejtonte Gentian Malindi dhe janë nisur në drejtim të shkëmbit të Kavajës. Ata kishin mundur ta merrnin çantën, raporton BW.

“Sapo dolëm nga Porti, Gentiani i tha shokut të tij: “shtype, shtype pak”, “jepi ka si boshllëk”. Ai i përgjigjet: “po ashtu më duket”. Genti i tha nxire ta shikoj me çfarë është mbështjellë. Ai nxorri nga çanta një kallëp dhe ia tregoi. Genti i kërkoi të nxirrte edhe një tjetër. Në momentin që ai po e nxirrte, Genti e pyeti: Sa ishin, 22? Dhe shoku iu përgjigj: Po. Në ato momente mua m’u tha pështyma në gojë. Kam arritur t’iu them vetëm dy fjalë: çfarë është kjo?”. Gentiani më tha: Pusho me nerva dhe vazhdoi bisedën më shokun e tij.

Kur Genti mori pakon në dorë i tha shokut të tij: Nuk është kjo mbështjelllja, qenka lojë. Dhe tha: Mos flisni se ka çip. Kuptova se ishte i acaruar dhe po ecte tmerrësisht shpejt. Kur ndodheshim afër Plepave, Gentiani i tha shokut të tij: Çaje njëherë të shohim, ai me zor e çau dhe i tha Gentianit: “Është oriz”. I nevrikosur Gentiani i tha: “Çaj edhe një tjetër”. Pasi ai e çau edhe pakon e dytë, ai përsëri i tha se ishte oriz. Në këtë moment Gentiani i tha hidhe çantën. Personalisht u tremba shumë dhe nuk kam folur asnjë fjalë”.

Dëshmia e Begës konsiderohet kyce për zbardhjen e trafikimit të sasisë së madhe të drogës, që vinte nga Ekuadori.

Ekuadori porti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.