Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mero Baze / Refuzimi i perëndimit për t’u përfshirë në pazaret e Lulzim Bashës

20:22 / September 30, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Merooo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze /

Në fillim OSBE dhe më pas Bashkimi Evropian, kanë refuzar publikisht propozimin e Partisë Demokratike për aktorët që duhet të jenë në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Propozimi I PD që bisedimet të jenë një pazar mes PS , PD, së Lulzim Bashës dhe një përfaqësuesi ndërkombëtar, në fakt më shumë se sa një formulë që zgjidh problemin e reformës elektorale, është një përpjekje e Lulzim Bashës për ti vënë vetes një çmim para se të ulet në treyzë.

Ai kërkon të ulet në tryezë me kusht që Perëndimi dhe PS të marrin pjesë në eleminimin e gjithë kundërshtarëve të tij dhe të njohin vetëm atë, si përfaqësues të opozitës.

Në thelb Lulzim Basha kërkon të përdor bisedimet për reformën, si një rast për të eleminuar paraprakisht opozitën parlamentare dhe kundërshtarët e tjerë të tij. Ai kërkon që tryeza, më shumë se sa me reformën zgjedhore, të jetë një garanci për legjitimitetin e tij në krye të opozitës.

Por këtë garanci realisht nuk e ka në dorë as PS dhe as Perëndimi, por vet realiteti që ka prodhuar Luzlim Basha në opozitë.

Opozita parlamentare nuk është produkt I perëndimt dhe as I PS, por I Lulzim Bashës. Ajo lindi fal një vendimi fatalisht të gabuar të tij, duke mos respektuar demokracinë brenda partisë dhe duke diktuar një rrugë qorre në emër të një basti të tij personal, për të humbur ose fituar gjithçka. Lista plotësuese e PD dhe LSI, nuk ju përgjigjë këtij vendimi dhe shkuan në parlament.

Tani cdo reformë elektorale që kërkon 84 vota, kërkon deomos votën e opozitës parlamentare.

Reforma nuk është as në dorë të Ramës, as të Bashës, as të Perëndimit, por të pakicës parlamentare opozitare e cila megjithë fuqinë që ka, po tregohet tepër e matur dhe konstruktive në qëndiremt e veta.

Nëse Shqipëria merr hapjen e negociatave më 18 Tetor, çfarë ka gjasa të ndodh, Lulzim Basha e kompleton humbjen e tij spektaklore të këtij viti, dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër për të rimëkëmbur opozitën, përveçse të ketë një fillim të ri me opozitën parlamentare dhe gjithë faktorët e tjerë opozitarë. Për tu ritkhyer në sistem, ai ka nevojë për atë pjesë të opozitës që është brenda sistemit dhe duhet ta pranojë atë me përunjësi.

Ai ka pranuar pas 30 Qershorit humbjen dhe marrjen e bashkive nga PS. Ka pranuar tryezën e bisedimeve pa ikur Edi Rama nga kryeministër. Ka pranuar me dhimbje dështimin në bllokimin e hapjes së negociatave, duke shpresuar tek Holanda deri në fund. Këto janë shumë herë më të forta dhe më me peshë për të, se sa të pranoj opozitën parlamentare të cilën e ka prodhuar vet.

Refuzimi i perëndimit për tu përfshirë në pazarin që kërkon Basha, nuk vjen nga dëshira për ti dhënë atij leksione demokracie, por mbi të gjitha nga realiteti I ri I krijuar pas 30 Qershorit dhe ulja e rëndësisë institucionale të opozitës jashtë parlamentare.

Pas Raportit të Komisionit të Venecias pritet dhe shkarkim Ilir Metës, dhe Lulzim Bashës i ngelet në pushtet vetëm avokatja e popullit dhe nënkryetari I AMA, ndaj është mirë të mendoj si të rikthehet pak nga pak kokulur dhe duke kërkuar ndjesë në sistem. Ajo që ai nuk kupton, është se tani nuk ka shumë rëndësi dhe nuk është faktor për të penguar asgjë. Nesër do të jetë edhe më pak.

Ai nuk ka më, asnjë armë për të luftuar.

Diegia e mandateve u zhvlerësua qysh ditën që ato u plotësuan nga lista që vet Lulzim Bash aka dorzuar në KQZ.

Bojkoti u çaktivizua si bombë tymuese që përdorej prej tij çdo dy vjetë, sa herë kishte zgjedhje duke kërkuar pazar. 30 Qershori e skaliti në histori se bojkotuesit mbeten rrugëve dhe nuk shpërblehen.

Revolucioni u ndëshkua mes të tjerash, si një anarki e sponsorizuar me paga bashkiakësh dhe pa forcën e një revolte popullore.

E vetmja fuqi që ka ende Lulzim Basha është të dorzohet dhe të pranojë dështimin. Pas kësaj demokratët e kanë në dorë ta falin, apo të flakin. Por ai nuk ka më në dorë asgjë, përveçse tu kërkoj mëshirë dhe paqe të gjithëve. Fillimisht, atyre që tentoi ti zbonte dhe vazhdon ti ketë armiq më të rëndësishëm se Edi Ramën.

Lulzim Basha Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.