Një sherr mes dy vëllezërve Sali Dakuci dhe Kujtim Dakuci ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe është kthyer në tragjedi në familje. Sali Dakuci ka qëlluar me armë të vëllanë dhe më pas ka qëlluar dhe nipin e tij Flogert Dakuci.
Sikurse shihni nga kjo video nga vendi ku ndodhi krimi i trefishtë, në vendngjarje shihen persona të pushtuar nga paniku dhe të prekur nga ngjarja e rëndë. Gjithashtu dëgjohen edhe të qarat e grave brenda banesës. Në pamje shihet se ka mbërritur policia dhe ambulance, e cila nxjerr nga banesa personin i cili ka qëlluar mbi veten.
