Futbollistët që kanë pasur mundësi të luajnë si për Interin ashtu edhe për Milanin janë të paktë dhe një ndër to ishte edhe mbrojtësi nigerian Taribo Uest. 45-vjeçari ishte pjesë e zikaltërve për dy sezone në vitet 97-99’, teksa më vonë yu mor nga Milani me të cilët luajti vetëm 4 ndeshje dhe arriti të shënonte një gol.
Kjo paraqitje, e ka detyruar që të largohet nga Milani. Këtë, e ka zbuluar vetë futbollisti i cili shprehet se mafiat kishin bërë gjithçka që ky të largohej. Në një intervistë për mediat, Uest u shpreh se ata kishin bërë gjithçka gati për ta larguar duke qenë se nuk mund të pranonin faktin që një afrikan të zinte vendin e Baresit, Maldinit apo Kostakurtës.
“Mafia po bënte gjithçka që unë të largohesha nga Milani. Ata sajuan një histori për mua dhe mbushën mediat e një lajm sikur unë jam dëmtuar, vetëm që të më largonin. Doktorët u korruptuan dhe thanë që jam dëmtuar por ishte gënjeshtër. E bënë këtë, sepse e shihnin si të pamendueshme që një futbollist afrikan të zërë vendin e njërit prej këtyre 3 mbrojtësve”, tha Uest.
