Një shtëpi në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët mesditën e të mërkurës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të Korçës, dhe mësohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Nga raportimet e para mësohet se nuk ka pasur persona në shtëpi. Zjarrfikësja dhe policia kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të saj.
