Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi i ka shitur një dozë kokainë një të mituri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”, ku A.SH ka shitur sasinë e drogës, ndërkohë që në hetim janë dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi.
Gjatë kontrollit në banesë policia i gjeti dhe 50 gr kanabis sativa.
NJOFTIMI
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i shtetasit:
- A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallzim krimi”.
Materialet proceduarale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
