Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Udhëtimi në zonën Shengen iu ndalua 10 mijë shqiptarëve, ja arsyet

15:58 / October 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1570023297 policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të shqiptarëve të ndalur për të hyrë në zonë Shengen gjatë 9 muajve të parë të këtij viti. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, Eduart Merkaj tha është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Shengen 10.684 shtetasve shqiptarë, mes tyre 735 të mitur.

“Gjatë periudhës janar – shtator, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar u është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Schengen 10 684 shtetasve shqiptarë ose 30% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndër të cilët 735 shtetas të mitur që nuk kanë plotësuar kriteret për të udhëtuar jashtë vendit. Njëkohësisht nga ana e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe janë duke u ndjekur dhe verifikuar 14 raste të braktisjes së fëmijëve nga prindërit, me qëllim përfitimin e azilit në Francë apo Gjermani.” ka thënë Eduart Merkaj, Drejtor i Kufirit dhe Migracionit.Merkaj tha se që nga muaji Janar e deri më tani janë evidentuar dhe goditur 1 427 raste të paligjshmërisë.

“Janë kapur 376 persona në kërkim, janë identifikuar 285 raste të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe janë sekuestruar 398 dokumente të falsifikuara ose 30% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Si rezultat i masave të shtuara në kufirin jeshil, janë proceduar penalisht 819 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe janë kapur nga patrullat e Policisë Kufitare në afërsi të kufirit jeshil, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 8 795 shtetas, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative gjobë.” ka thënë më pas Merkaj.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe goditur 29 raste të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Drejtori për Kufirin dhe Migracionin theksoi më tej se në sajë të bashkëpunimit me Guardia di Finanza, gjatë këtij viti janë zhvilluar 8 operacione të përbashkëta dhe 4 operacione ndërmjet Policisë Kufitare të Sarandës dhe Policisë kufitare të Igumenicës, në Greqi për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

























Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.