Ish-numri një i Francës, Nicolas Sarcozy, ka marrë një lajm të keq nga Gjykata e Apelit, me të cilën ka humbur betejën për akuzat e financimit ilegal të fushatës presidenciale në vitin 2012.
Tashmë, në luftën për pafajësi, ai do të ndeshet me Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku gjithashtu është i akuzuar edhe për akuzën e korrupsionit ndaj një gjyqtari.
Fushata për të cilën ka nisur e gjithë çështja, ka kushtuar plot 43 milion dollarë, por pavarësisht kësaj, ai humbi në garën me François Hollande.
Prokurorët kanë ngritur dyshime se ai ka përdorur llogari false, për shmangien e limiteve të lejuara në fushatë.
Nicolas Sarcozy i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ishte në dijeni të mashtrimit që kishin kryer drejtuesi e kompanisë së marrëdhënieve publike.
Nëse dënohet, Sarkozy do të bëjë një vit burg dhe duhet të paguajë një gjobë prej 3750 eurosh.