Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U dënua për vrasjen e Naim Zyberit/ Familjarët e Arben Grorit akuza gjykatësit: Po paragjykon çështjen

17:49 / October 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Grori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Familjaret e Arben Grorit bën një debat të fortë në gjykatën e Tiranës. Gjithçka ka nisur në sallën e gjyqit, kur gjykatësi që po shqyrton çështjen për rishikimin e vendimit, i ka lënë vetëm 4 ditë kohë avokatit për t’u njohur me dosjen voluminoze.

Në këtë moment, familjarët e të dënuarit me burgim të përjetshëm kanë debatuar ashpër, duke i drejtuar gishtin gjykatësit se në këtë mënyrë po paragjykon çështjen. Madje, ata kanë shkuar edhe më tej, kur i kanë përmendur kryesuesit të trupës, faktin se “nuk mundet që me dosjen e djalit të tyre të kalojë vettingun”.

Pavarësisht situatës së krijuar, gjykata caktoi ditën e hënë për seancën e radhës. Arben Grori është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Itali, krim që e kreu në bashkëpunim me Gert Gjeneralin (Gjinararin).

Gjykatat shqiptare bënë vite më parë njohjen e vendimit të huaj penal dhe Arben Grori prej dy dekadash mbahet i izoluar në burgjet e sigurisë së lartë. Pas lirimit të Gjeneralit, gjykata e Apelit vendosi të pranojë kërkesën e Grorit dhe t’i japë të drejtën për rishikimin e vendimit. Gjykata e Tiranës pritet të dalë me një vendim.

Arben Grorit gjykatesi Naim Zyberi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.