Pas disa ditësh të punimeve me intensitet, tanimë në stadiumin e futbollit në qytetin e Sarandës është vënë në funksionim sistemi i ndriçimit. Pas montimit të linjave të ndriçimit, 4 shtyllat e vendosura fuqizojnë dukshëm sistemin e ndriçimit të stadiumit në të dy krahët e tij.
Vetë kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma inspektoi punimet dhe përfundimin e investimit për ndriçimin e stadiumit të futbollit. Me këtë investim krijohen kushte optimale e komode për t’u stërvitur në një hark kohor shumë më të zgjatur ekipet zinxhir, pa përjashtuar orët e mbrëmjes dhe natën dhe duke mos marrë kohën e njeri-tjetrit.
Për specialistët e futbollit dhe drejtuesit e tij në Sarandë, kjo do të thotë më shumë mundësi për të prekur kuota të reja masiviteti në këtë lloj sporti kaq popullor, nga do të dalë edhe elementi më cilësor.
