Qyteti i Ulët bavarez i Abensberg, ishte skena e të shtënave të përgjakshme mbrëmjen e djeshme.
Rreth orës 18.10 minuta të pasdites, kalimtarët kanë njoftuan policinë për të shtëna me armë zjarri para një dyqani. Mediat gjermane shkruajnë se kur oficerët arritën në vendngjarje, gjetën një serb 37-vjeçar të vrarë nga disa të shtëna.
Të dyshuarit, dy shqiptarë të Kosovës të moshave 41 dhe 30 vjeç kishin ikur nga skena e krimit, ndërsa policia u vu në kërkim të autorëve.
Shkëmbimi i dytë i zjarrit
Rreth gjysmë ore më vonë, të tjera të shtëna janë dëgjuar në Abensberg. Dy automjete u ndalën pranë njëra-tjetrës në kryqëzimin e rrugës së vreshtit dhe rrushit, rreth pesë minuta larg skenës së parë. Drejtuesit debatuan fillimisht me dritaret e hapura, pastaj njëri qëlloi mbi tjetrin tri herë.
Një 46-vjeçar i plagosur rëndë u dërgua në spital. Edhe ai është serb. Të dy të dyshuarit fillimisht u arratisën, por më pas janë arrestuar nga ana e policisë. Arma e krimit u sekuestrua.
