Autoritetet turke kanë sekuestruar një sasi prej 1.8 tonësh lënde narkotike të llojit marijuanë, e cila po transportohej nga dy kamionë shqiptarë.
Mediet turke raportojnë se nga aksioni i forcave të rendit, janë ndaluar 9 trafikantë, dy prej të cilëve thuhet se janë të huaj, por që nuk përcaktohet nga ç’vend.
Hetimet e policisë turke për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vendnisje kishin Shqipërinë.
