Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjykata e BE-së jep vendimin, ja çfarë duhet të fshijë tjetër Facebook

11:35 / October 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Facebook duhet të heqë dhe përmbajtjet e njëjta me ato që tashmë janë gjykuar si të paligjshme. Ky është vendimi i Gjykatës së BE duke sqaruar se një kërkesë e ngjashme nga ana gjyqësori nuk shkel dispozitat e direktivës europiane mbi tregun elektronik dhe mund të zbatohet në të gjithë botën në kontekstin e të drejtës ndërkombëtare.

Me këtë vendim të së enjtes Gjykata e BE vendos kështu që gjyqtarët evropiane kanë të drejtë të kërkojnë heqjen nga web jo vetëm të përmbajtjes që ata e konsiderojnë të paligjshme, por edhe ato të ngjashme me të.

Kjo bëhet pa shkelur standardet evropiane dhe lirisë së shprehjes. Çështja nisi me veprimin juridik të austriakes Eva Glawischnig-Piesczek, kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve para gjykatës austriake.

Ajo kishte kërkuar të urdhërohej Facebook të fshihej një koment i publikuar nga një përdorues që ndikon negativisht në figurën e saj, si dhe deklarata identike apo ekuivalente me të. Gjykata e Lartë Austriake i kishte kërkuar asaj të BE të interpretonte direktivat mbi tregun elektronik për të kuptuar se si të zbatonte normën.

Gjykata e BE vendosi se edhe pse Facebook nuk është përgjegjës për informacionin e publikuar, dhe nuk është i vetëdijshëm për paligjshmërinë e tij, kjo nuk ndikon e ndalon të fshijë apo të parandalojë një shkelje.

Sipas këtij vendimi, gjykata e një vendi mund të kërkojë heqjen e informacionit që i nënshtrohet urdhrit ose të bllokojë aksesin në të në nivel global, bazuar në ligjin përkatës ndërkombëtar, të cilin shtetet anëtare e marrin parasysh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.