Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndanin drogë në Durrës, arrestohen dy të miturit. Ja çfarë u gjeti policia

12:25 / October 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestime durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të mitur që shpërndanin lëndë narkotike në qytetin bregdetar. Atyre u janë sekuestruar dozat e marijuanës, thikë, kaçavidë dhe një maskë.

Të arrestuar janë J.R., 18 vjeç dhe E. Xh, vetëm 16 vjeç. Ata akuzohen tashmë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në pranga dy shtetas që shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen doza lënde narkotike, thikë, kaçavidë dhe një maskë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e Strukturave Policore se në lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit dy persona shpërndanin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik Policia u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale lëndë narkotike të dyshuar marjuanë, e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje, një thikë, kaçavidë dhe një maskë në formë kapuçi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026

Përleshje në burgun e Durrësit, një i plagosur me thikë

09:44 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.