Pas pak ditësh, kampionatet më elitare në Europë do të kenë pushim duke qenë se në fushë rikthehen ekipet Përfaqësuese. Ndërkohë, trajnerët kanë nisur të publikojnë edhe listat me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e radhës.
Ndërkohë, sot ka publikuar listën edhe Holanda. “Tulipanët” do të luajnë dy ndeshje zyrtare kualifikuese ku fillimisht do të presin Irlandën e Veriut, ndërkohë që pak ditë më vonë luhet ndeshja kundër Bjellorusisë.
Për këto ndeshje, trajneri Ronald Koman ka publikuar listën, aty ku bie në sy që ka futbollistë ndër më të mirët në Europë dhe që padyshim, e bëjnë Holandën një nga skuadrat më të frikshme. De Ligt, Van Dajk e De Vraj në mbrojtje, De Jong apo Vijanldum në mesfsuhë e Babel e Dipei në sulm janë padyshim ndër më të mirët në Europë.
Lista e plotë:
Portierë: Silesen, Bizot, Vermer
Mbrojtës: Van Anholt, Ake, Blind, Van Dajk, Dumfris, De Ligt, Veltman, De Vraj
Mesfushorë: Van De Bek, De Jong, De Run, Strotman, Vijnaldum
Sulmues: Babel, Berguis, Bergvijn, De Jong, Malen, Dipei, Promes
