Në një kohë që Rama ju ka hequr pasaportat diplomatike dhe atyre të shërbimit një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe gjyqtarëve, nga ana tjetër janë vendosur që përfitues të jenë disa të tjerë. Mes tyre janë edhe komisionerët që bëjnë vetingun në Shqipëri.
Por vendimi i qeverisë për t’u hequr pasaportat e shërbimit gjyqtarëve të shkallës së parë dhe atyre të apelit ka sjellë reagimin e ashpër të këtyre të fundit. Madje, ata kanë nisur edhe zyrtarisht betejën ligjore për rikthimin e pasaportave të shërbimit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar shfuqizimin e kësaj pjese të VKM duke paditur Këshillin e Ministrave.
Florjan Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë thekson se pasaportat e shërbimit kanë qenë edhe një nga përfitimet që kanë pasur ata si gjyqtarë, ndërsa nënvizon se Kushtetuta e parashikon qartë se paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen.
“Pasaporta e shërbimit është njohur si një nga përfitimet e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 355/1997 (i ndryshuar). Kushtetuta e vitit 1998 (e ndryshuar) në nenin 138 parashikon ndër të tjera se paga dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen. Ligji kuadër për pajisjen me pasaporta është Ligji nr. 8668/2000. Me VKM nr. 389/2019 gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit u është hequr përfitimi i pasaportave të shërbimit.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar shfuqizimin e kësaj pjese të VKM. Këshilli i Ministrave dhe Avokatura e Shtetit ndër të tjera prapësojnë në gjyq se:
“…Fakti se deri në daljen e VKM nr. 389/2019, gjyqtarët kanë vijuar që të kenë pashaporta shërbimi nuk përbën argument. Fuqia juridike e akteve përcaktohet në bazë të ligjit dhe jo të praktikës së ndjekur. Për këtë arsye nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8668/2000, gjyqtarëve u kanë humbur mundësia për t’u pajisjur me pashaportë diplomatike.
Fakti që ata e kanë pasur deri më sot, tregon se jemi përpara paligjshmërisë së mbajtjes së tyre dhe gjyqtarët nuk mundet të kërkojnë mbrojtje gjyqësore të paligjshmërisë.”.
PS: Marrë nga prapësimet me shkrim të dorëzuara në gjykatë”, nënvizon gjyqtari Florjan Kalaja.
Ndërkaq, qeveria ka pajisur me pasaporta diplomatike komisionerët e vettingut. Në vendimin e saj, qeveria përcakton se pajisne me pasaporta diplomatike Kryetarëi dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kryetarit e anëtarëve të Kolegjit të Posaccëm të Apelimit. Gjithashtu, me pasaporta diplomatike janë pajisur edhe anëratë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. / tirananews.al


