Juventusi po mendon për merkaton e janarit.
Sipas “Calciomercato”, kampionët në fuqi të Seria A janë gati për të hequr dorë nga tre futbollistë. Mario Mandzukic duket se është ai që do të largohet menjëherë sapo të hapet merkato. Sulmuesi kroat ka shumë oferta nga Katari, por gjasat janë që 32 vjeçari të bashkohet me Manchester United.
Një tjetër emër që ka bërë gati valixhet është Mattia Perin. Portieri i ardhur në merkaton e verës së shkuar nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe largimi nga “Juventus Stadium” shihet si alternativa më e mirë për të gjitha palët. Një tjetër futbollist me valixhe në duar është edhe mesfushori kroat, Marko Pjaca.
Dëmtim i rëndë e ka lënë jashtë fushave 24-vjeçarin që sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Torino në fillim të sezonit.
