Fshati Val në krahinën e Martaneshit, rrethi i Bulqizës, ndodhet mes malesh. Prej vitit 1990 e këtej ai është braktisur nga qindra banorë, pavarësisht se klima dhe terreni favorizojnë mbarështimin e blektorisë, grumbullimin e bimëve medicinale dhe mbjelljen e patates.
Deri para pak vitesh e vetmja rrugës për të mbërritur në fshatin e thellë malor ishte ajo këmbësore. Çdo udhëtar duhet të “numëronte” 72 kthesa, në një terren mjaft të vështirë, për të mbërritur në destinacion.
Vitet e fundit pak njerëz udhëtojnë në këmbë për të mbërritur në Val, por kthesat në malin mbi fshati Peshk dallohen prej larg. /Tirananews.al/
