Në vetëm pak muaj e gjithë gama e Volvos do të elektrifikohet. Do të ketë për çdo model nga një variant hibrid, hibrid të rikarikueshëm dhe 100% elektrik.
Risia e parë, ndoshta më interesante është ajo që do të vijë më 16 tetor, dhe bëhet fjalë për XC40 tërësisht elektrike.
Veç tij do të vijnë dhe versionet mild-hibrid që krahas modelit të karrikueshëm do të kenë dhe serbator benzinë apo nafte. Këto do të jenë modelet Suv XC 90 dhe XC 60.






