Një veteran që i ka shërbyer për 11 vite ushtrisë amerikane, tani ka vendosur të shprehë feminitetin duke bërë transplanto gjinj të përmasave shumë të mëdha.
Megjithatë, 38-vjeçari Maksinë Montoja nuk është i kënaqur dhe thotë se duhej t’i kishte rritur edhe më shumë.
“Gjinjtë janë shprehje e feminitetit dhe do të doja t’i kisha edhe më të mëdha se aq”, thotë ai.
Vajza e tij, Mia, vazhdon ta quajë “Baba”. Ajo vetë është deklaruar si biseksuale, dhe thotë se të pasurit e një babai transeksual ia ka lehtësuar daljen hapur.
Ndërsa Maksina, i cili është rritur në një familje konservatore, thotë që do të kishte dashur që dhe ai të ishte rritur në një kohë si e sotmja.
“Jam rritur në një familje shumë konservatore dhe mamaja donte që të shkoja në ushtri. Kam shërbyer për 11 vite dhe nuk mbaj mend kohë të bukura”, thotë ai.





