Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Aeroporti i Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë

16:23 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rimnasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koncesionari i aeroportit të Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar të marrëveshjes koncesionare. Kompania BDO ka prezantuar raportin e auditimit ekonomik të kontratës koncesionare të Rinasit. Burime konfidenciale thanë se raporti është prezantuar në Ministrinë e Infrastrukturës, ku kanë qenë të pranishëm drejtuesit e kompanisë koncesionare, ministri në ikje i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ai i Financave, Arben Ahmetaj si dhe dy zëvendësuesit e tyre, Belinda Balluku dhe Anila Denaj.

Sipas raportit, për periudhën 2004-2017 skenari fillestar i koncesionit parashikonte që kompania Tirana International Airport të realizonte një fitim neto prej 66 milionë eurosh. Por në të vërtetë gjatë kësaj periudhe kjo kompani ka realizuar nga koncesioni i aeroportit një fitim neto prej 150 milionë eurosh, pra 84 milionë euro më shumë.

Raporti i auditimit ka gjetur se të gjithë treguesit financiarë të kompanisë janë dukshëm më të larta se ato që parashikonte skenari fillestar i koncesionit. Kështu, gjatë kësaj periudhe aksionerët e koncesionit kishin parashikuar të merrnin 23 milionë euro dividentë, por në të vërtetë kanë marrë 90 milionë euro ose gati 4.5 herë më shumë.

Disbalanca e madhe ekonomike e koncesionit, tashmë e konfirmuar zyrtarisht edhe nga eksperti i pavarur që auditoi kontratën, i jep të drejtë qeverisë shqiptare që të kërkojë negociata me kompaninë për të vendosur ekuilibrin. Kjo do të thotë se qeverisë i lind e drejta të kërkojë kompesim financiar nga koncesionari, i cili mund të vijë në disa rrugë, ose përmes pagesave që kompania duhet të derdhë në buxhetin e shtetit ose përmes uljes së tarifave aeroportuale, të cilat do të çonin automatikisht në uljen e çmimit të biletave.

84 rinas shume
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri i Financave, Malaj: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

12:01 / September 3, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.