Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ja përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat

09:17 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
People Girl Sheet White Room Sleep Bed Woman 2565766.jpg.860x0 q70 crop scale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.

Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.

Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë.

Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.

Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.

Ekspertët rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje.

Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.

Mungesa e gjumit ndikon në kujtesën e grave.

Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh.

Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.

Gratë e bëjnë gjumin me shqetësime.

Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre.

Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mëmës dhe situata ndërlikohet më tepër.

Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.

Dita e një gruaje është tejet e ngjeshur.

Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.

Si mund të flini më shumë gjumë?

Lexoni këshillat si mëposhtë:

Dremisin gjatë ditës kurdo që u krijohet mundësia

Shmangin pijet me kafeinë dhe alkolin pasdite

Të mbajnë dhomën e gjumit në errësirë dhe të freskët

Të mos përdorin telefonin ose shohin tv të paktën 30 minuta përpara gjumit

Të flenë më herët.

Burrat gjumi grate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Gratë që lindin fëmijë pas moshës 33 vjeç, mund të jetojnë deri 95 vjeç

20:59 / March 10, 2026

Kushi: Gjuha fyese ndaj grave në Kuvend është e papranueshme, PD po shkel rezolutën e EPP-së

22:39 / March 6, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.