Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 34-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Sipas informacionit zyrtar A. R., 34 vjec nga fshati Krutje për motive të dobëta ka dhunuar të atin 59-vjeçar. Ndaj tij tashmë rëndon akuza e dhunës në familje.
NJOFTIMI I POLICISE
Ushtron dhunë fizike ndaj babait, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A.R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E.R, 59 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.
