Një shqiptar po përballet me një gjyq aspak të lehtë në shtetin Italian.
Ai akuzohet se ka dhunuar gruan e tij, ndërsa mediat italiane nuk bëjë me dije identitetin e personit, përveç informacionit se ai është në proces divorci me të shoqen.
Bashkë me djalin e gruas, e kanë gjetur atë në shtrat me një tjetër burrë, ndaj e kanë dhunuar.
Sipas mediave italiane, gruaja e shqiptarit kishte kërkuar të divorcohej, pasi i ishte rikthyer historisë 2 vjecare të dashurisë që ajo kishte pasur para 15 vitesh me një tjetër person.
Gjatë kësaj periudhe, gruaja ishte martuar me shqiptarin dhe kishte krijuar një familje së bashku me fëmijën që ajo kishte nga një marrëdhënie e mëparshme.
Djali 24 vjeç dhe burri nga i cili po ndahej, 45 vjeç, shqiptar, e kundërshtonin marrëdhënien e saj të re dhe kanë shkuar në shtëpinë e dashnorit të gruas, ku dhe i kanë gjetur në shtrat, në momente intime.
