Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

16:53 / October 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Grip
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasojat e ndryshimeve të motit janë të gjitha mbi ne! Këto ditë të paktën një nga pjesëtarët e familjes apo kolegëve nëpër zyra është në gjendje gripale!

Luhatja e temperaturave ndikon në organizmin tonë, kështu që jemi zyrtarisht në sezonin e gripit!

Çfarë duhet të kemi parasysh që ndjesia më e bezdisshme të kalojë brenda pak ditëve? Ndiqni këshillat më poshtë.

1. Hidratohuni

Ngjan me një këshillë klishe, por është shumë e rëndësishme të pini ujë rregullisht për të ‘pastruar’ veten nga gripi dhe për të mbajtur fytin të lubrifikuar. Shmangni pijet me sheqer apo me qumësht, aq më tepër nëse keni shumë mukozë, sepse kjo mund ta përkeqësojë më shumë. Dhe, mos harroni. Nëpër lokale, porosisni çaj!

2. Vitamina C

Nëse s’mund të merrni mjaftueshëm nëpërmjet frutave, si qitro , tretni në ujë vitaminë C çdo ditë, dy ose tre herë në ditë dhe do ta ndihmoni sistemin imunitar të përballojë çdo sfidë. Antioksidantët janë shumë të rëndësishëm dhe nëse hani perime dhe fruta rregullisht, minimizoni rrezikun e prekjes nga infeksionet. Shmangni antibiotikët për aq sa mundeni.

3. Probiotik çdo ditë

Konsumoni një probiotik çdo ditë. Kjo jo vetëm ju ndihmon të keni shëndet të mirë, por përmirëson në mënyrë drastike sistemin tuaj imunitar.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive,jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme. Çokollata e zezë Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë. Ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti. Bananet dhe domatet Edhe pse as bananet as domatet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës. Bananet dhe domatet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve si dhe buka integrale.

Ndërsa ditëve të ftohta  të gjithë duhet të konsumojnë vitaminën D, kur nuk ka diell. Vaji i peshkut funksionon ende!

Përveç këshillave që duhet t’i ndiqni pa pritur të prekeni nga gripi, nëse kjo ka ndodhur, ekziston një hile tjetër që mund t’ju shpëtojë. Bëhet fjalë për metodën e çorapeve të lagura.

Kjo metodë konsiston në veshjen e çorapeve të lagura, të cilat bëjnë që gjaku të fokusohet tek këmbët për t’i ngrohur.

Kjo formë mikroqarkullimi bën pikërisht atë që qarkullimi i gjakut bën normalisht: sjell vlerat ushqyese dhe largon toksinat. Një gjë e tillë largon gjakun nga zonat problematike, si sinuset e zënë.

Filloni duke i ngrohur këmbët në një banjë të ngrohtë, lagni çorapet dhe vishini. Mbi to, vishni çorape të thata ose qese plastike, në kohën kur jeni gati të shtriheni për të fjetur. Në mëngjes, do të zgjoheni shumë më mirë

Gripi keshilla tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.