Pas fëmijëve, edhe të rritur janë paraqitur në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi si diarre e të vjella.
Dyshohet që shkak i helmimit të mundshëm të jetë uji, ndërsa mostrat për analizat nuk janë marrë ende.
Ditën e djeshme, në pediatrinë e Vlorës u paraqitën 5 fëmijë nga kopshti publik nr. 10. Të vegjlit kishin temperaturë, dhimbje të forta barku e të vjella. Dyshimet paraprake ishin për helmim në kopsht.
Gjithashtu prindër të tjerë konfirmuan se fëmijët e tyre kishin simptoma të njëjta, por nuk u paraqitën në spital.
