Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestimi i të ‘fortit’ të “Myslim Shyrit” për vrasjen e ish-policit, Apeli: Pse policia shpërdoroi detyrën

21:35 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjergj cukali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjergj Cukali është jo pak i njohur në media për arrestimet e bujshme por edhe lirimet nga qelitë pavarësisht shkeljeve të bëra.

Arrestimi i fundit i tij i kryer më 30 maj si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, solli lirimin e tij nga qelitë pas tre muajsh paraburgim.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit i siguruar nga “Panorama” thuhet se akti i ekspertimit biologjik krahasues të ADN-së, “është kryer në mënyrë të kundraligjshme nga policia gjyqësore gjatë fazës së hetimit duke shkelur rëndë urdhërimet e dispozitës ligjore dhe përkatësisht të nenit 201/a të Kodit të Procedurës Penale”.

Ekspertimi i përpiluar më datë 30 maj 2019 nga Instituti i Policisë Shkencore është i papërdorshëm. Madje, Gjykata e Apelit thekson se është kryer “shpërdorim i detyrës nga ana e punonjësve të policisë së shtetit”.

“Nga ana tjetër Gjykata e Apelit Tiranë konstaton se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprime hetimore në kundërshtim me procedurën ligjore, lidhur me këqyrjen dhe marrjen e provave materiale”, thuhet në vendim.

Si u mblodhën provat materiale?

Një ditë pas vrasjes së ish-policit Bilali, më datë 1 shkurt 2019, rreth orës 16:30, rezulton, sipas vendimit të Apelit, se në vendin e quajtur Mjull Bathore është gjetur i ndaluar një autoveturë e markës Mercedes-Benz, me ngjyrë të zezë, me targa AA 757 RU.

“Këqyrja e këtij mjeti dhe sekuestrimi i disa provave materiale te cilat pretendohen nga policia se ndodheshin brenda autoveturës me targa AA757 RU dhe, që kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur, vrasjen me armë zjarri të shtetasit Arben Bilali, është bërë në garazhin e mbyllur të Policisë Shkencore ne Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane, duke u transportuar ne këtë vend me karotrec nga policia bashkiake”, thuhet në vendim.

Mercedes Benz Myslim Shyri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.