Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Universiteti i Shkodrës: Prokurorët pedagogë pa kontrata pune, dekanati shkel ligjin për arsimin e lartë

21:19 / October 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Universiteti i shkodres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkodrës disa prokurorë japin mësim në auditore, edhe pse nuk kanë një kontratë për të ushtruar mësimdhënie.

Rektorati është institucioni i cili në bazë të ligjit për Arsimin e Lartë duhet të lidhë kontratat, e ky i fundit nuk ka asnjë të tillw me prokurorët, ndërkohë nga ana tjetër dekanati është në dijeni të situatës dhe mësimdhënia është bërë lirisht.

Fiks Fare investigoi në auditorët e Fakultetit Juridik në Shkodër pas ankesave se Blerta Hamza, Xhevahir Lita, Esmeralda Ndoci dhe Oltion Vathaj me detyrë prokurorë pranë Prokurorisë Shkodër, jepnin mësim pa pasur një kontratë.

Bashkëpunëtorët e Fiksit vërtetuan pranë sekretarisë së fakultetit dhe nga studentë se prokurorët jepnim mësim në Fakultetin Juridik. Në biseda me bashkëpunëtorët e Fiksit, studentët pohuan se kishin bërë mësim me këta pedagogë, madje treguan dhe çfarë note kishin marrë.

Përveç kësaj Fiksi solli edhe tezën e provimit që këto pedagogë kishin hartuar. Në fund të tezës shënohej emri i Blerta Hamzës dhe Oltion Vathajt.
Fiksi ju drejtua Dekanit të Fakultetit Juridik , z. Roland Dodani ,për të marrë një përgjigje,nëse këta pedagogë kanë dhënë mësim me dijenin e tij apo jo? Dhe se a është në dijeni të mungesës së kontratave me Rektorin?

Z.Dodani tha për Fiksin se Oltin Vathaj dhe Blerta Hamza kishin kontratë me dekanin ndërsa Xhevahir Lita dhe Esmeralda Ndoci jo.

Ai pohoi se patjetër duhet që edhe rektori të firmosë, ndaj ai e ka përcjell kontratën për në rektorat, por që deri në ato momentet nuk e dinte që nuk ishin firmosur. I pyetur nga gazetarët e Fiksit se a është dodmosdoshmëri firmosja nga rektori, ai pohoi se është domosdoshëri, por është formale. ” Po ligji e përcakton se i firmos rektori , por që është formale, megjithatë unë nuk e kam ditur që nuk i ka firmosur, nëse rektori jua ka kthyer ju këtë përgjigje duhet të na e dërgonte dhe ne” ka thënë z. Dodani.

Ndërkohë për znj.Lita , dekani thotë se nuk ka dijeni të ketë dhënë mësim. “Për znj.Lita nuk kam informacion që ka dhënë mësim, sigurisht ajo nuk duhet të japë mësim pa dijenin tonë dhe pa kontratë, ndaj këtë do ta hetojmë dhe verifikojmë, por që nuk duhet të ndodhë” shprehet Dekani i Fakultetit Juidik.

Por përveç deklaratave para kamerave , në bisedë me gazetarët Dekani tha se ishte përgjegjësi e tij dhe e Rektorit që prokurorët jepnin mësim pa kontrata. Ai justifikohet se nuk është orë zvicerane që të mos gabojë.

Fiksi solli përgjigjen me shkrim të Rektorit të Universitetit Shkodër i cili sqaron se asnjë nga pedagogët e përmendur më lart nuk kishin kontratë, gjithashtu ai përmend edhe ligjin për Arsimin e Lartë në bazë të të cilit, punëson stafin akademik dhe ndihmës akademik, rektori i universitetit.

dekanati Prokuroret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.