Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit të bandës së “Çapjave” ndaj Policisë në Elbasan

09:42 / October 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
capja elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kalvari i ngjarjeve kriminale në Elbasan vijon të mbetet i pazgjidhur. Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet që kanë për autor pikërisht anëtarë të fisit Çapja.

Hoxha publikoi një video nga atentati i 8 qershorit, kur Çapjat sulmojnë policinë operacionale. Në video duket makina e blinduar me të cilën udhëtonin Çapjat duke ndjekur një makinë policie. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe është dënuar me dy vite burg Bledar Muça.

“Aty janë dy punonjës policie që mundohen të mbrohen. Gjëja më e çuditshme është hetimi i kësaj. Një prej personave në Benz, Bledar Muça largohet dhe njoftohet policia. Ajo merr një njoftim se ka pasur një shkëmbim zjarri dhe niset drejt vendngjarjes. Nga Benzi dalin dy persona. Ajo që është e çuditshme hetimet kanë kaluar në disa shkallë dhe akuza nga ‘tentativë për vrasje’ ka shkuar në ‘ tentativë për vetëmbrojtje’.

Si mund të jenë në kushtet e vetëmbrojtjes persona të armatosur. Janë identifikuar tre persona që kanë qenë në automjet. Bledar Muça,
Florenc Çapja dhe Ardian Muça. Në vendimin e Gjykatës është dënuar vetëm një person me dy vjet por gjatë fazës hetimore janë prishur prova.

Jemi në zemër të Shqipërisë. Në vend që policia të ndjekë objektivin ndodh e kundërta. Policia lokale e Elbasanit nuk e dinte që operacionalja ndodhej në Elbasan”, u shpreh Artan Hoxha.

Vetëm dy ditë para kësaj ngjarje te dera e drejtorisë së Elbasanit ishte bërë atentat Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua autori Hasan Papa. /Report tv

Çapja Florenc Çapja Polici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.