Media ka zbardhur debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit në asamblenë e PS. Kryeministri kërkoi përjashtimin e saj nga partia, ndërsa mësohet se Spiropali ka replikuar herë pas herë me Ramën.
“Nga veprimet e mia nuk është turpëruar PS. Ka ndër ne që kanë abuzuar me pushtetin. Nëse duhet te jem flamingo, atëherë me quani flamingo”, mësohet të ketë deklaruar deputetja.
Referuar mocionit të Spiropalit burime bëjnë me dije që Rama të ketë thënë “nuk i pranojë këto parti e re, marrëveshje e re”.
Po ashtu burime bëjnë me dije se Rama i ka thëne në mbledhje Spiropalit se “nuk mund ti gjuash me gurë shtëpisë”.
