Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Holanda e prerë: Shqipëria duhet të luftojë krimin e korrupsionin, të trajtohet ndarazi nga Maqedonia

09:51 / October 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flags 2784506 1920
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj në Tiranë, thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

Në qëndrimin për Shqipërinë, Holanda thekson se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Keshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Hollanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Por, në reagimin e Ministrisë së Jashtme holandeze nuk thuhet nëse Haga do ta bllokojë apo do t’i japë dritën jeshile hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ndërkohë, në qëndrimin për Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Holandës thekson:

“Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin te Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishem që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.

BE holanda Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.