Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nuk ka ku të rrijë, më mirë ashtu se i vogël”, Rama flet për masë ekstreme

13:21 / October 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tone të ashpra në Kuvend ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar duke përmendur një rast të fundit që kishte mbërritur në telefonin e tij, ku një grua e pajisur me urdhër mbrojtje, i duhet të përballet me ish bashkëshortin e dhunshëm, i cili gjithashtu kishte marrë nga gjykata urdhër mbrojtje vetëm dy ditë pas saj.

“Ka ardhur koha të marrim masë ekstreme, po aq ekstreme sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë, që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë”. ka thënë Rama.

Duke iu përgjigj akuzave të bëra nga deputeti Murrizi, Rama theksoi se “E dini atë shprehjen ju, më mirë i vogël se i vogël”. Këtë e ilustroi me një nga kushtet e integrimit për numrin e prokurorëve që duhet të kishin kaluar vetingun.

“Po pse 57 prokurorë të kalojnë vetingun, pse jo 56, pse jo ne, se nuk kemi bërë detyrën, apo se kanë hallet e tyre. Ata janë Gjermania, nuk janë Peqini, Franca nuk është Kavaja. Jo i përmend këto të dyja për ju që nuk dini historinë, ishte njëri në këtë truallin tonë, që thoshte sa të kem Peqinin e Kavajën nuk pyes për Francën, për këtë e përmend, ai mirë e ka bërë dhe prandaj je aty, se po të menojshme se Franca është më e rëndësishme do ishe me ne nuk do ishe aty”.

Më tej, Rama theksoi se “A ka ku të rrijë, gjejeni vete se cfarë duhet të rrije, po a ka ku të rrijë, që ne mblidhemi këtu, dhe pavarësisht kësaj, e cfarë thuhet në kushtetutë e ligj, prokurorë e gjykatës e nisin ditën duke grabitur, dhunuar, poshtëruar njerëz që kanë votuar që ne të vijmë këtu, ka kjo ku të rrijë. Ne nuk fusim njerëz nëpër burgje, se nuk e kemi këtë kompetencë dhe nuk kemi ndërmend ta marrim se bie sistemi, ama mund të mjaftohemi me të fortët ne, me KCK, me të fortët që vijnë vërdallë dhe bëjnë ligjin mbi ligjin, duke thënë që presim procesin, unë nuk mjaftohem dot, nuk jam shumë i zoti për të kuptuar mirë si funksionojnë konventat evropiane, por jam i dëgjueshëm dhe tronditur nga ca dëgjoj. Është koha të marrim masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve, në prokuroi, gjykata, rrugë që janë bashkë e bëjnë të njëjtën gjë edhe kur nuk janë bashkë. Ca është ky që vë në mbrojtje burrin dhe kundërshton vendimin që ai nuk duhet ti afrohet gruas pasi e ka bërë gjysmë njeriu? Është një kokërr krimineli. PO të ishte e njohura juaja ajo, do vinit këtu e do i binit qeverisë, ose do vinit e do thoshit fjalim emocional, si ky imi, që nuk vlen asgjë nëse nuk veprojmë. Nuk lejojmë ne më që vendi të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaco, në prokurori, gjykatë e rrugë, të jeni të sigurt që do ta marrim mbështetjen, nga populli nuk diskutohet por edhe nga partnerët”- tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.