Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skandal/ Tender me fondet publike për banderola në gjuhën greke…Aktivitet për Kacifas?

15:23 / October 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirananews.al 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia Dropull, drejtuar nga socialisti Dhimitraq Toli, kërkon nga një firmë private, prodhimin e disa banderolave në gjuhën greke, që sipas Bashkisë  do të shërbejnë për një aktivitet në datën 28 tetor.

Dokumentat ekskluzive të siguruara nga “Gazeta Shqip” hedhin dritë mbi rastin e një shpërdorimi të mundshëm të fondeve publike.

Kjo datë përkon me 1 vjetorin e vrasjes së Konstantinos Kacifas, një ekstremist grek që kundërshtoi me armë policinë shqiptare. Por në të njëjtën ditë, është edhe festa kombëtare në Greqi, që njihet si “Dita e JO-së”, për shkak të luftës Italo-Greke.

Sido që të jetë, fakt është që po përdoren fondet publike shqiptare, për të prodhuar disa banderola në gjuhën greke, për një festë që nuk është e Shqipërisë. Është e paimagjinueshme që në krahun tjetër, në Greqi, të alokohen fonde për festën e pavarësisë së Shqipërisë apo përkujtimore për çamët.

Duke u kthyer tek tenderi, në dokumentat e depozituara në Agjencinë e Prokurimit Publik, janë edhe specifikimet e tenderit, për mënyrën sesi duhet të jenë banderolat. Sipas kërkesës së kryebashkiakut të Dropullit, banderolat duhet të jenë me përmasa 6.5 metra e gjatë dhe 70 centimetra të gjera, të gjitha në gjuhën greke.

“Materiali i tyre të jetë prej plastmasi, fondi të jetë i bardhë. Në mes të shkruhen me shkronja kapitale ngjyrë blu e errët. Shkrimi i shkronjave të jetë 30cm dhe hapësira midis tyre të jetë 8-9cm” – thuhet në dokumente.

Aktivitet për luftën apo për Kacifas?

Më 28 tetor 2018, rreth 1 vit më parë, në Bularat të Gjirokastrës u vra Konstantinos Kacifas, një ekstremist grek që kundërshtoi me armë policinë shqiptare. Edhe në atë kohë, në Dropull po festohej dita e “JO”-së, ndërsa mediat greke e përcollën këtë lajm si një luftë kundër minitoriteti grek në këtë zonë të Shqipërisë.

Videot nga vendngjarja tregoi qartë se Kacifas kishte një armë të artilerisë së rëndë, ndërkohë që qëllonte pa pushim. Ai u neutralizua nga RENEA, pas shumë negociatash.

Çështja Kacifas krijoi një hije të rëndë mbi marrëdhëniet e komplikuara të dy vendeve.

Mbetet për tu parë, nëse në datë 28 Tetor, aktiviteti do të jetë për festën kombëtare të Greqisë, apo për vrasjen e ekstremistit grek Kacifas.

tenderi specifikimet banderolat

bashkia dropull kacifas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.