Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Si të largoni lehtë lëkurën e specave kur i piqni apo skuqni

20:03 / October 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Speca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si të largoni lëkurën e tyre pas gatimit dhe t’i shijoni siç dëshironi.

Në ka një gatim që të mrekullon me shijen sidomos gjatë kësaj stine ato janë specat e skuqura apo të pjekura.

Gatuhen lehtë dhe shpejtë dhe të mrekullojnë me shijen e tyre teksa kombinohen në mënyrë perfekte me gatime të ndryshme por edhe thjeshtë me pak bukë, djathë e domate, tipike e preferuar e shqiptarëve.

Zakonisht gjatë gatimit lëkura e specave rrudhet dhe forcohen e për shumë njerëz shndërrohen në një siklet aq sa pavarësisht dëshirës shmangin konsumimin e tyre.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën më efikase të largimit të lëkurës së specave pas gatimit në mënyrë që t’ishijoni në mënyrën më fantastike duke shmangur sikletin e lëkurës së tyre.

Pavarësisht mënyrës së gatimit, të skuqura apo të pjekura, AgroWeb.org ju këshillon që menjëherë sapo i largoni nga zjarri apo furra t’i mbështillni me qese të pastër plastike ose mund të përdorni edhe qesen e kuzhinës.

Lërini aty për disa minuta dhe më pas nxirrini specat nga mbështjellja e qeses dhe do të shihni se si lëkura e tyre lehtësisht do të largohet.

Pastrojini me kujdes specat nga lëkura dhe më pas marinojini sipas dëshirës.

Llojet e specave qe mund t’u hiqet lekura

 Jo të gjitha llojeve të specave mund t’u hiqet lëkura.

Specave mund t’u pastrohet lëkura kur janë të mëdhenj dhe me tul. Në rastin kur specat janë të vegjël, lëkura e tyre në rastin kur skuqen edhe kur piqen nuk bëhet e sikletshme pasi është e butë edhe pas gatimit.

Në rastet kur dëshironi që specat ti konsumoni pa lëkurë atëherë nuk duhet ti prisni apo copëtoni gjatë kohës që i gatuani pasi largimi i lëkurës bëhet i vështirë, pra specat duhet të jenë të plota./AgroWeb.org

pastroni lekuren speca tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.