Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka bërë gati planin për të përballuar Turqinë në Stamboll dhe me sa duket, ai do t’u besojë gjerësisht futbollistëve të cilët ka hedhur në fushën e lojës që nag minuat e parë në ndeshjen ndaj Islandës ku kuqezinjtë fituan 4-2.
Siç është shprehur trajneri, ekipi është në rrugën e duhur dhe nëse do të bëjë gjatë 90 minutave lojën pozitive që shfaqi me fragmente ndaj Islandës, do të arrijë të marrë rezultat ndaj Turqisë.
Kështu, në mbrojtje i është besuar përsëri Dermakut në qendër me Gjimshitin e Ismajlin nga krahët, në treshen e tërhequr. Më të hapur, në rolin e mbrojtësve-mesfushorë, do të jenë Lenjani nga e majta dhe Roshi nga e djathta. Ky i fundit pritet të jetë më ofensiv, ndaj Ismajli do të ketë detyrën e vështirë që të mbulojë hapësirat edhe për të, ashtu si mesfushorët.
Treshja e qendrës së mesfushës është e konsoliduar me Gjasulën, Baren e Memushajn, ndërsa edhe në sulm nuk ka ndryshime me Manajn e Çikalleshin. Tekniku mendon se ky rreshtim është ai më i mirë i mundshëm për momentin, duke llogaritur mungesën e Hysajt, i cili është i vetmi lojtar i ndryshuar në krahasim me sfidën e muajit të kaluar. /