Mediat gjermane shkruajnë se gjiganti bavarez nuk do ta lejojë sulmuesin të largohet në janar.Ditë më parë spekulohej se Thomas Muller do të largohet nga Bayern gjatë janarit.
Sulmuesi gjerman është i inatosur me trajnerin Niko Kovac, i cili nuk po i jep hapësira të mjaftueshme.
Muller i ka nisur vetëm tri ndeshje nga fillimi këtë sezon dhe ai po e mendon largimin. Mirëpo, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se gjiganti bavarez nuk do ta lejojë 30 vjeçarin të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Flitet se disa klube të njohura si Arsenal, Manchester United e Liverpool kanë shprehur interesim për Mullerin.