Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

STATISTIKAT / Ritmet e ulëta të procesit të vetingut po vonojnë ngritjen e SPAK-ut

10:34 / October 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni vetingu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga 15 prokurorë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  vetëm 5 prej tyre kanë kaluar përfundimisht filtrin e vetingut që është kusht për të qenë pjesë e kësaj strukture.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit I cili monitoron  procesin e vettingut për kandidatët për SPAK-un; ve në dukje se nga 15 kandidatë që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se 10 prej tyre janë konfirmuar në detyrë në shkallë të parë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Pesë prej këtyre vendimeve ose 1/3 e totalit kanë marrë formë të prerë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka marrë ende formë të prerë. Nga 5 vendimet të cilat nuk kanë marrë ende formë të prerë, rezulton se për dy subjekte, është ushtruar e drejta e ankimit nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Një kandidat u rrëzua gjatë procesit të vetingut, ndërkohë pjesa tjetër e këtyre kandidatëve, rezulton se janë shortuar nga KPK por nuk është caktuar seancë dëgjimore për këto subjekte. Në këtë situatë ende nuk mund të thuhet se kur do të ngrihet struktura e posaçme që pritet me interes për shkak të fokusit tek lufta kundër korrupsionit tek zyrtarët e lartë.
Por sipas vëzhgimit që ka bërë Komiteti Shqiptar i Helsinkit ritmet e procesit të vettingut rezultojnë të ulëta edhe për gjyqtarët e emëruar përkohësisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë dhe të Apelit e cila do të shndërrohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, rezulton i konfirmuar vetëm një gjyqtar dhe është shkarkuar një gjyqtar, nga 15 gjyqtarë në total që janë emëruar përkohësisht dhe duan të jenë pjesë e kësaj strukture të gjyqësorit. Ndërkohë për pjesën tjetër, përkatësisht për 13 gjyqtarë nuk rezulton të jetë zhvilluar seancë dëgjimore nga KPK.
Për Gjykatën e Posaçme të Apelit rezulton se janë konfirmuar 5 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, nga 11 që është në total numri i gjyqtarëve të emëruar përkohësisht nga KLGJ. Ndërkohë që 5 prej tyre janë shkarkuar nga Komisioni I Pavarur i Kualifikimit, 1 subjekt nuk ka filluar procedura e rivlerësimit.

Ngritja dhe funksionimi I SPAK është vendosur si kusht nga Bundestagu gjerman edhe për hapjen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Euopian.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

08:19 / August 5, 2026

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 2026

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.