Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria i tha “Po” planit francez për Bashkimin Federal të Evropës

11:40 / October 12, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Briand
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që pritet të merret një vendim për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, historia në tregon se vendi ynë prej pothuajse një shekulli tashmë ka mbështetur idenë e krijimit të Unionit, e cila në vitet 1929-1930 u inicua nga francezi Aristide Briand.

Ideja e tij u konkretizua më pas në vitet ’50 me Bashkimin Europian që kemi sot. Arkiva online e MEPJ-së na bën të ditur përmes dokumenteve të kohës se Shqipëria i tha “po” planit francez të asaj kohe, pavarësisht se ky projekt nuk mori mbështetjen.

Lexo edhe- Ideja e Briand për federatë evropiane në vitet ’20 dhe përfshirja e Shqipërisë

Pas nënshkrimit të Traktatit të Lokarnos midis Francës e Gjermanisë në v.1925, Evropa njohu një periudhë qetësie e prosperiteti pas viteve të vështira pas Luftës së Parë Botërore. Dy nënshkruesit e Traktatit MPJ francez Briand dhe MPJ gjerman Stresemann po i ndërtonin tashmë marrëdhëniet mes tyre në konceptin e “Shpirtit të Lokarnos”. Gjermania republikane e shfrytëzoi këtë periudhë për të rimëkëmbur vehten dhe për të lehtësuar vendimet e Konferencës se Paqes për të. Kur Gjermania dukej se po rifitonte statusin e Fuqisë së Madhe, MPJ francez Briand ashtu si pasardhësit e tij në vitet ’50-të, erdhi në konkluzionin se Gjermania mund të mbetej paqësore kur ajo të ishte e përfshirë në një Federatë evropiane. Nga ana tjetër rreziku bolshevik nga lindja po rritej, dhe SHBA po rritnin prezencën e tyre në tregjet evropiane. Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes së Kombeve, shtator 1929, Briand prezantoi planin e tij për Federatën Evropiane, me karakter ekonomik, një plan ambicioz, por i turbullt. Ky propozim provokoi bisedime e komente të shumta si në qarqet diplomatike të Gjenevës ashtu edhe në qarqet e shtypit ndërkombëtar. MPJ gjerman Stresemann reagoi në mbështetje të idesë, madje nxiti edhe një bashkim doganor evropian dhe një monedhë të përbashkët.

Për të shpjeguar më mirë idene e tij Briand ftoi në një drekë përfaqësuesit e 27 shteteve evropiane, midis të cilëve ishte edhe MPJ shqiptar Rauf Fico. Inisiativa e Ministrit francez të Punëve të Jashtme u prit me simpati nga të gjithë përfaqësuesit në atë dreke dhe u diskutuan mendime mbi procedurën dhe mundësitë më të mira për realizimin e saj. Briand u ngarkua që tu paraqiste në kohën e duhur të gjitha shteteve të Evropës një memorandum mbi idenë e tij duke kërkuar mendimin e secilit shtet për përmbajtjen e saj.

Me 10 maj 1930, Legata franceze në Tiranë ia paraqiti këtë memorandum qeverisë shqiptare me titull “ Memorandum mbi organizimin e një rregjimi Bashkimi Federal të Evropës”. Në të njëjtën ditë ky memorandum u ishte shpërndarë pë mendim të gjitha shteteve evropiane, anëtare të Lidhjes se Kombeve.

Ndërkohë që memorandumi iu shpërnda kancelarive evropiane në maj 1930, e tërë klima ekonomike dhe politike e Evropës kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. MPJ gjerman Stresemann ishte larguar nga jeta, dhe kriza politike në Gjermani e shkaktuar nga Depresioni i madh Ekonomik i v.1929, solli në pushtet qeveri nacionaliste që nuk ishin të interesuara për një Federatë Evropiane apo bashkim doganor. Ata e refuzuan memorandumin francez me 8 korrik 1930. Pas tyre, planin francez e refuzoi si të parakohshëm edhe Britania e Madhe.

Qeveria shqiptare i dorëzoi Legatës franceze me 15 korrik 1930 përgjigjen e qeverisë shqiptare, ku ndër të tjera pranonte pa rezerva propozimin francez për Bashkimin Federal të Evropës, duke analizuar përmbajtjen e tij në çdo pikë, dhe duke besuar se paqja dhe siguria ndërkombëtare, drejt të cilave orientohej Bashkimi, ishin kushtet thelbësore të pandashme falë të cilave shtetet e sidomos shtetet e vogla mund të zhvillonin mirëqënien e tyre. Qeveria shqiptare mendonte se fusha ekonomike paraqiste problematikën më të aksesueshme. Zgjidhja e saj sillte besimin reciprok midis shteteve dhe harmonizimin e mendimeve edhe për çështjet politike.

Raporti perfundimtar i konsultuar u diskutua në Konferencën Evropiane në Gjenevë me 8 shtator 1930 . Briand raportoi mbi përgjigjet e të gjitha shteteve evropiane që ishin përgjigjur, pikat e përbashkëta dhe kundërshtitë. Nuk pati asnjë diskutim për zbatim konkret të kësaj ideje, por u shpreh simpati për propozimin dhe autorin e saj Briand. Brinad e kundërshtoi këtë mënyre diskutimi, duke u shprehur se “… diplomatët shprehin shpesh simpati, por nuk marrin angazhime”. Ai theksoi se “.. Evropa gjendet në një rrezik dhe të gjithë bashkë duhet të luftojmë këtë rrezik, e kjo fillon këtu duke dhënë mendime konkrete e propozuar masa që duhen marrë”.

Plani Briand mbeti i parealizuar pasi nuk mori miratimin e gjithë shteteve evropiane dhe nuk u favorizua nga rrethanat politike e ekonomike në Evropën e viteve ’30-të të shek.XX.

Lexoni dokumentet e kohës këtu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, përfituar me dokumente të falsifikuara

10:16 / November 20, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

10:13 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.