Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, përfituar me dokumente të falsifikuara

10:16 / November 20, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro, të ndodhura në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 32 mijë metrash katrorë, e përfituar përmes përdorimit të një vendimi gjyqësor të falsifikuar në procedurat për njohjen dhe kthimin e pronës.

Prokuroria bëri me dije se pas regjistrimit të pronës janë kryer disa transaksione juridike për ndarjen dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme.

Për këtë çështje, qytetari me inicialet P.P. është dënuar me 7 vite burgim për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Me vendim të gjykatës janë konfiskuar prona fillestare dhe disa pasuri të tjera që rrjedhin prej saj, përfshirë sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë të regjistruara në emra të ndryshëm.

Në total, vlera e pasurive të konfiskuara arrin në rreth 16 milionë euro dhe ato tashmë i kalojnë shtetit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme tek ‘Uji i Ftohtë’, të përfituar me dokumente të falsifikuara

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit 16 milionë euro pasuri të paluajtshme të shtetasit P.P., i akuzuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 187/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procesimin penal nr.946/2015, rezultoi se në proceset gjyqësore dhe procedurat administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000m2 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, Vlorë u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.

Në përfundim të hetimeve shtetasi P.P. u dënua me 7 vite burgim dhe me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe vendimin e gjykatës, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Pasuri e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m2 e regjistruar në vitin 2009 në favor të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh. si dhe të gjitha pasurive që rrjedhin dhe derivojnë prej kësaj pasurie, konkretisht:

– Pasuria e paluajtshme nr.431;

– Pasuria e paluajtshme nr.404;

– Pasuria e paluajtshme nr.311;

– Pasuria e paluajtshme nr.312;

– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263 me sipërfaqe 23.363m2;

– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.264 me sipërfaqe 1000 m2;

– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.361 me sipërfaqe 7932 m2;

– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.263/1 me sipërfaqe 1126.13 m2; dhe

– Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr.41.108 me sipërfaqe 7637 m2

konfiskon Pasuri prokuroria e vlores
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

10:13 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

10:06 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.