Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bushati tjetër mesazh të fortë: Anëtarësimi në BE e vetmja shpresë. Të ndahet interesi kombëtar nga politika e ditës

16:22 / October 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka marrë pjesë në forumin e përvitshëm “Cavtat” që mbahet në Durovnik të Kroacisë, ndërsa në të marrin pjesë parlamentarë të shumtë nga Bundestagu i Gjermanisë, Parlamenti Evropian si dhe ekspertë të ndryshëm nga Evropa Lindore. Me një postim në “Facebook”, Bushati ndalet edhe tek sfidat që ka sot Shqipëria  për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

Sipas tij,  anëtarësimi në Evropë është e vetmja shpresë për vendin tonë pasi përmes kësaj rruge do të fuqizohet demokracia dhe qytetarët do të kenë një mundësi më të mirë socio-ekonomike. Ai shfrytëzon rastin t’i bëjë  thirrje  politikës shqiptare, ku kërkon prej saj të ndajë qartë interesin e epërm kombëtar nga politika e përditshme.

Postimi i Bushatit:

Pas një dekade u riktheva në Forumin e përvitshëm të #Cavtat në #Dubrovnik, i cili mbledh së bashku parlamentarë nga Bundestagu gjerman, Parlamenti Evropian, Evropa Juglindore dhe ekspertë, të interesuar për progresin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Teksa javës tjetër presim nga Vendet Anëtare të BE-së përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve të pranimit, në përputhje me Konkluzionet e BE-së të Qershorit 2018, është me rëndësi që qëndrimet skeptike e frenuese ndaj procesit të zgjerimit të mos ngadalësojnë motivin tonë për të vijuar me procesin e vështirë të reformave transformuese.

Evropa, si projekt i shpresës është e vetmja rrugë për të fuqizuar demokracinë, për të projektuar një model të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik dhe progresit shoqëror. Kjo nuk është çështje kapitujsh e ligjesh në letër, por çështje e Shqipërisë së nesërme. Pavarësisht qëndrimit që mund të ketë sot Franca, nesër Holanda apo pasnesër një vend tjetër anëtar i BE, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga jonë do të jetë e përpjetë. Ndaj, na duhet një Pakt për Evropën dhe angazhim i njëmendtë politik e shoqëror për të ndarë interesin e epërm kombëtar nga politika e ditës. Procesi i anëtarësimit në BE duhet të korrespondojë gjithnjë e më shumë me modernizimin, demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë së nesërme.

Anëtarësimi BE Bushati tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.