Një 75-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 Sarandë, ku Elefteria Aga është gjendur e vdekur. 75 vjeçarja banonte e vetme në banesë. Aga është gjetur e vdekur nga fqinja e saj e cila e vizitonte shpesh.
Shkaku i vdekjes mendohet të jetë një atak kardiak.
