Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndante kokainë, ja çfarë iu gjet 24-vjeçarit në Shkodër

10:10 / October 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
doza kokaine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili shpërndante kokainë në këtë qytet.

Sipas policisë në sajë të operacionit të koduar “Club” është arrestuar S.R., banues në lagjen Perash të Shkodrës. Ai u kap në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë kokainë dhe gjatë kontrollit rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve

Finalizohet operacioni “Club”.

Në pranga një 24-vjeçar.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të lëna nga blerësit.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacione të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar është bëre i mundur identifikimi dhe konkretizimi i veprimeve që kryenin disa shtetas lidhur me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor “Club”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R. 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Arrestimi tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë lëndë narkotike kokainë dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Nga veprimet e kryera janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve narkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës narkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve narkotike kokainë.

Vijon puna me intensitet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026

Përleshje në burgun e Durrësit, një i plagosur me thikë

09:44 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.