Kryeministri Edi Rama do mbante fjalim në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se Rama në momentet e fundit ka lajmëruar se është sëmurë dhe kët e ka bërë të ditur vetë Presidenti i FSHAZH, Michael Granoff.
Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e përkeqësimit të menjëhershëm të kreut të qeverisë shqiptare.
“Kryeministri nuk mundi të vijë sepse nuk ndjehet mirë me shëndet. Edhe ai do mbante fjalim”, tha ai.
