Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Duka: Rinovimi i Rejës? Nuk kam shumë për të diskutuar, të flasim për Botërorin dhe Ligën e Kombeve

23:15 / October 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duka a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i FSHF-së u shpreh pas ndeshjes se kjo ishte një fitore që jep shpresë për të ardhmen. Ai shtoi se Shqipëria po jep sinjale ndërkohë që për “Supersport” u ndal edhe te rinovimi i Rejës, për të cilin tha se nuk ka shumë për t’u diskutuar.

“Tani që mbaroi duket e lehtë me 4 gola por deri kur filloi ishim në tension. Nuk ka ndeshje të lehta. Është rezultat historik dhe ekipi ishte për të luajtur gjithçka për gjithçka. Na dënoi fati në Turqi. Djemtë kanë bërë mirë me rikthimin e besimit te vetja dhe meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje dhe jo 3.

Humbja në Turqi? Ndeshje të tilla kur ke kundërshtar të lehtë janë të vështira të përgatiten sepse ndaj skuadrave të mëdha ke vetë motivim. Nëse nuk do të kishim paraqitje të mirë, do të thoshte se kemi rezultate rastësore por jo. Kemi rezultate sepse kishim shpresë. Më vjen keq për talentet që u aktivizuan vetëm në fund pasi doja të luanin më shumë janë të mirë.

Debutoi me sukses edhe Trashi duke shënuar gol dhe ishte dhuratë e bukur për të e kampionatin shqiptar. Ka disa lojtarë që janë afruar këtë vit si Manaj apo Bare që nuk ishin titullar. Sot erdhën Kumbulla, Selahi e Trashi. Të kesh prurje të reja dhe rezultate nuk është e lehtë.

Rinovimi i Rejës? Nuk ka gjë për të diskutuar veç se për t’u ulur dhe për të diskutuar strategjinë e Ligës së Kombeve dhe Botërorit”, tha Duka. 

boterori duka liga e kombeve reja rinovimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Botërori 2026 afron ora e së vërtetës, cilat do të jenë skuadrat gjysmëfinaliste dhe si do të shkojnë çerekfinalet?

22:43 / July 8, 2026

Zvicër-Kolumbi/ Beteja që vulos çerekfinalet, Xhaka dhe Jashari e nisin nga minuta e parë

22:18 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.