Makina e një 29-vjeçari është qëlluar me armë zjarri pak pas mesnatës në lagjen nr. 4 në Durrës.
Sipas policisë, në momentin që është qëlluar drejt mjetit, makina ka qenë e parkuar dhe nuk ka pasur njeri.
Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI
Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.