Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Conte: Shumica të kërkojë dialog pa kushte me opozitën, do t’ia them edhe Metës e Bashës

17:33 / October 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Conte 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nisur sot një vizitë zytare në Shqipëri.

Kreu i qeverisë italiane është pritur nga kryeministri Edi Rama në orën 15:50 në Pallatin e Brigadave, ku kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Shqipëria të tregohet në lartësinë e duhur. Për Shqipërinë thelbësore do të jetë që të garantohet një përmirësim i klimës së biznesit dhe një administratë publike gjithnjë e më efikase dhe transparente që të ndërtohen ato institucione sa më të shëndetshme.

Ne jemi të lumtur për bashkëpunimin mes dy vendeve edhe në aspektin kulturor. Kam pasur rastin të njoh studentë shqiptarë dhe që janë shumë të përgjegjshëm. Edhe në sektorin kërkimor do të doja të forconim bashkëpunimin që të kthehen në Shqipëri ata studentë që kanë zgjedhur Italinë për të përfeksionuar njohuritë e tyre.

Unë them gjithmonë që është vërtetë e bukur që të përjetosh një eksperiencë jashtë shtetit, por do të ishte shumë bukur që studentët të kthehen në tokën e tyre të origjinës” – tha Conte.

Ai shtoi se Shqipëria duhet ta zgjidhë vetë krizën politike mes opozitës joparlamentare dhe mazhorancës. Conte kërkoi që Shqipëria të përmirësojë klimën e biznesit.

Conte tha se qeveria duhet të jetë ajo që propozon një platformë dialogu dhe se opozita duhet të ulet pa kushte në tryezë. Shefi i qeverisë italiane shtoi se këtë do ta deklarojë edhe në takimet në vijim, me presidentin Meta dhe kreun e PD Basha.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në vizitën time të parë. Italia e mbështet celjen e negociatave. Ditën e premte do të mbështes këtë pozicion dhe do ta përqafoj me bindje dhe forcë. Celja e negociatave janë instrumetet më të mira për të garantuar zhvillimin si nga aspekti politik, ekonomik dhe sigurisë. Hyrja e Ballkanit në BE është një objektiv thelbësor në procesin e integrimit të këtij rajoni. Nuk është vetëm një kalim konkret por edhe fakti që ndodhem sot këtu, në një ditë të angazhuar për qeverinë italiane. Gjendem këtu pasi edhe në BE po diskutohet për këtë. Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Janë mjaft inkurajuese dhe që kërkojnë edhe një mbështetje të gjerë. Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen.

Nëse do të ketë shtyje do të ketë edhe një zbehje. Në këtë rrugëtim të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave kryesisht të drejtësisë, që kanë të bëjnë edhe me sfida sikur ka të bëjë me funksionimin e institucioneve kryesore. Biseda jonë u ndaj edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica. Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica t’i propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera, që ky dialog të zhvillohet pa  parakushte. Duhet të forcojmë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ne jemi të kënaqur, pasi jemi partneri i parë tregtar me Shqipërinë” – tha Conte.

Basha conte Dialog shumica tirananws.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.