Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Kadare” në zonën e Laprakës.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Y.K., dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Dyshohet se 47-vjeçari ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.
