Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë operacionit të policisë së koduar “Progër”.
Policia gjeti në një shtëpi të pabanuar rreth 21 kg kanabis sativa, dhe vendi ndodhej pranë shtëpisë ku ndodheshin katër të rinjtë, të cilët po merrnin lëndën narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit: V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, të katër shtetas banues në Peqin.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Policia vijon punën për idetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
