Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Flamur Vezaj / Pazaret e drejtorëve me të “fortët” e burgjeve!

11:16 / October 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
72340703 10157329699339457 4661609116253290496 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Nga Flamur Vezaj


Nga burgu janë porositur edhe vrasje, është kryer trafik droge, punonjësit e policisë i furnizojnë me drogë dhe çfarë duan të burgosurit etj, etj!! Këto janë disa nga fjalët e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili para Komisionit të Sigurisë dhe në media këto dy ditët e fundit!
Çfare turpi!
Është skandaloze, ku edhe pse mbi 8 muaj në këtë detyrë, ai vazhdon të bëjë konstatime dhe jo kallëzime për ndëshkimin e këtyre personazheve që ai i di! Jo vetëm kaq, por flet në media dhe para deputetëve sikur të jetë përfaqësues i ndonjë OJQ-je që ka kryer ndonjë studim dhe po publikon gjetjet! Po ke mbi 8 muaj në atë detyrë dhe akoma me konstatime!!??? Po të kishte prokurori me këllqe dhe jo PPP te pushteti ndaj këtij drejtori duhej ngritur akuzë për “moskallëzim krimi” e ndoshta edhe “shpërdorim detyre” pasi i di të gjitha këto “pazare” që bëhen në institucionin që ai drejton dhe çfarë ka bërë!??? Si mund të thuash e të bësh deklarata të tilla, kur dihet tashmë që janë drejtorët e emëruar me firmën e tij, ata që fusin karta e telefona në qeli për të fortët e burgjeve, disa kundrejt pagesës e disa të tjerë me kushtin që i forti të bëjë zap të dënuarit e tjerë që mos të bëjnë protesta në burg (psh: 313, 302, Peqin, Fushe-Kruje, Drenovë etj)!! Janë po këta drejtorë që bëjnë pazare me të fortët e që lejojnë takime në grup me anëtar të bandës (si Shullazi me shok) brenda burgut! Janë po këta drejtues (disa) policie në burgje që zotrote i ke në varësi dhe marrin rroga mujore nga te familjarët e të dënuarve (në burgje të sigurisë së lartë)! Dhe ju vazhdoni e bëni deklarata!? Epo kësaj i thonë të ngatërrosh përgjegjësinë që ke me “analistin apo studiuesin” e OJQ-ve! E në fund nuk harron të mbyll fjalën e tij me premtimin se “do t’i jepet fund edhe trajtimit “VIP” të të burgosurve”, po këto 8 muaj çfarë keni bërë veç ndryshimit të strukturës për punësimin e militantëve dhe të deleguarve të deputetëve të zonave!? Gjithsesi unë mbetem në pritje të SPAK-ut (të vërtetë) që këta drejtor dhe kopje të tillë të përfundojnë brenda hekurave të burgut!
#shko merri telefonin Shullazit, Dajtit etj, po ta mbajti#

Flamur Vezaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.